Egli Tako di si ta ndezë rrjetin – mjafton një dalje e vetme dhe hamendësimet për jetën e saj private nisin menjëherë. Kështu ndodhi edhe këtë herë, gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë, ku një festë buzë plazhit u kthye në temën më të komentuar mes ndjekësve të saj.
Edhe pse vetë Egli nuk ka ndarë asnjë pamje, në disa video të postuara nga të pranishëm të tjerë, ajo shihet për një moment shumë të shkurtër në një afërsi të dukshme me një djalë në festë, teksa kalon pranë tij.

Ky gjest, ndoshta i rastësishëm dhe pa ndonjë domethënie të madhe, ka mjaftuar që fansat të nisin aludimet për një romancë të re – sidomos duke marrë parasysh se vetëm pak ditë më parë ajo kishte deklaruar hapur se ishte beqare.

Pamjet janë tashmë online dhe kanë ndezur debatet, duke i lënë ndjekësit të ndajnë mendimet e tyre: rastësi apo një lidhje dashurie?







