Pas debateve të forta që shpërthyen në rrjetet sociale lidhur me dinamikat e fundit në “Big Brother VIP Albania”, bashkëshortja e Mirit ka bërë një reagim të ri publik, duke ndryshuar ton dhe duke bërë një hap pas nga deklaratat e mëparshme.
Në një postim të publikuar në Instagram, ajo njoftoi se ka vendosur të fshijë videon e fundit që kishte ndarë, duke shpjeguar se qëllimi i saj ishte të tregonte se sa shpejt krijohen gjykimet dhe thashethemet në rrjetet sociale nga fragmente të shkurtra.
“Kam vendosur ta heq videon time të fundit. Videoja ime ishte një pasqyrë për dinamikën e rrjeteve sociale: sa shpejt gjykohet dhe sa shpejt krijohen thashethemet nga një fragment 15-sekondash”, shkruan ajo.
Ajo thekson gjithashtu se nuk mban mëri ndaj asnjë banoreje të BBVIP, duke nënvizuar se ajo që ndodh brenda shtëpisë është pjesë e lojës dhe spektaklit, ndërsa jeta reale mbetet jashtë saj.
“Nuk mbaj asnjë mëri kundër asnjë banore. Ajo brenda shtëpisë është një lojë, një spektakël dhe shumë dinamike — jeta jonë jashtë është realiteti. Burrit tim Miri uroj fitoren me gjithë shpirt”, shprehet ajo.
Në fund, ajo bën apel për reflektim dhe respekt, duke përmendur edhe periudhën e shenjtë të Ramazanit dhe Pashkëve dhe duke kërkuar që debatet online të mos kthehen në drama që harrojnë njerëzoren.



Reagimi i saj vjen pas polemikave të krijuara nga deklaratat e fundit për raportin mes Mirit dhe Selinit, të cilat ndezën diskutime të shumta online.






