Site logo

Ntreg

Fotografia që i vuri vulën romancës: Anisa dhe Edi bashkë jashtë shtëpisë së BBVIP

Tashmë nuk ka më vend për dyshime: Anisa dhe Edi, ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova 3”, duket se kanë nisur një lidhje romantike.

Prej disa ditësh, rrjetet sociale kanë qenë plot me sinjale që aludonin për një romancë mes tyre, por mungonte një konfirmim i qartë në formën e një fotografie së bashku.

Këtë e ka siguruar së fundmi Prive, që ka publikuar pamje të çiftit mbrëmjen e kaluar në një restorant në Istog, ku ata ndodheshin në shoqërinë e disa miqve. Gjuha e trupit dhe afërsia mes tyre flasin vetë, duke i lënë pak vend dyshimeve.

Për më tepër, Anisa ka vendosur ta përforcojë këtë ide me një përgjigje pikante në Instagram, kur një ndjekës e pyeti se sa e do Edin. Ajo zgjodhi një gif me mbishkrimin “Qikaq”, duke e shoqëruar me të qeshura – një konfirmim i koduar, por mjaft i qartë për ndjekësit.

Tashmë, çifti po shijon lidhjen e tyre jashtë kamerave të “Big Brother”, megjithatë mbeten nën vëzhgimin e vazhdueshëm të fansave dhe publikut që i ndjek nga afër hapat e tyre.

Fotografia që i vuri vulën romancës: Anisa dhe Edi bashkë jashtë shtëpisë së BBVIP

Të fundit