Site logo

Ntreg

Fotot nuk janë fshirë! A është ndarë realisht Angela Martini nga miliarderi Dragos?!

Fotot nuk janë fshirë! A është ndarë realisht Angela Martini nga miliarderi Dragos?!

Në ditët e fundit, mediat rozë janë mbushur me lajme se modelja shqiptare Angela Martini dhe bashkëshorti i saj, miliarderi rumun Dragos Savulescu, po kalojnë një krizë që mund të çojë në ndarje.

Megjithëse thashethemet janë përhapur me shpejtësi, vetë Angela nuk ka bërë asnjë lëvizje që t’i ushqejë këto zëra. Në rrjetet sociale ajo vazhdon të ketë të publikuara fotot dhe momentet e veçanta me partnerin e saj, si dhe me djalin e tyre – fakt që ka bërë shumë ndjekës të dyshojnë mbi vërtetësinë e “ndarjes”.

Mungesa e çdo reagimi zyrtar nga çifti po e mban publikun në pritje. Deri atëherë, historia mbetet një zhurmë mediatike që mund të jetë thjesht spekulim… ose paralajmërimi i diçkaje më të madhe.

Të fundit