Fotot u fshinë, fansat alarmohen për ndarje, por çfarë po ndodh vërtet me Fifin dhe Adisin?

Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë përfshirë nga zërat për një ndarje të mundshme mes këngëtares Fifi dhe partnerit të saj, Adis Patushi. Spekulimet nisën pasi disa prej fotove të çiftit u zhdukën papritur nga profilët e tyre, duke ngritur dyshime për një krizë në marrëdhënie.

Megjithatë, duket se nuk ka vend për shqetësim nga fansat. Burime pranë çiftit kanë konfirmuar se marrëdhënia e Fifit dhe Adisit vijon normalisht dhe se nuk bëhet fjalë për ndarje.

Të dy janë të përqendruar në jetën e tyre personale dhe në projektet profesionale, ndërsa fshirja e fotove rezulton të jetë thjesht një zgjedhje personale, pa asnjë domethënie dramatike.

Pra, për të gjithë ata që u nxituan të aludojnë për krizë – Fifi dhe Adisi janë ende bashkë, ndoshta më të rezervuar në publik, por të pandikuar nga thashethemet.

Të fundit