Pas lajmit tronditës që aktori i njohur Vis Pupa është shpallur në kërkim nga autoritetet australiane, nuk kanë munguar reagimet nga figura publike. Njëri prej tyre, reperi Bardhi, ka shpërthyer me një reagim të ashpër në rrjete sociale, duke komentuar jo vetëm situatën aktuale, por edhe qëndrimet e mëparshme të Pupës ndaj tij.
“Po mvjen keq me lexu këtë lajm, se je nga aktorët e mi të preferum të fëmijërisë. Por le t’jetë si shembull ky që bota sillet,” shkruan Bardhi, duke reflektuar njëfarë zhgënjimi personal.
Ai më tej i kujton Vis Pupës komentet e tij gjatë kohës që Bardhi ishte pjesë e “Big Brother VIP”:
“U ngut me fol për dikon që s’e njeh, as s’të ka dëmtu ty kurrë. E gjatë kohës së Big Brother e shkrujshe në story ‘Free Bardhi’ pa arsye, tash po ta shkruj unë: ‘Free Elvis’ – me arsye.”
Reagimi i Bardhit është komentuar gjerësisht në rrjet, duke rikthyer në vëmendje raportet e tensionuara mes figurave publike dhe duke shtuar një tjetër dimension dramatik në sagën ligjore që po përfshin Vis Pupën dhe bashkëshorten e tij.







