Site logo

Ntreg

Fund i romancës? Bora Zemani thyen heshtjen dhe zbulon çfarë po ndodh me Donaldin

Moderatorja Bora Zemani ka folur për herë të parë lidhur me thashethemet e fundit që qarkulluan për një ndarje të supozuar nga partneri i saj, Donald Veshaj. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo zbuloi se lajmet e pavërteta nisën të përhapen menjëherë pasi kishte postuar një foto të Donaldit në Instagram.

“E kuptova që po shpërndahej një lajm për ndarjen tonë në momentin që postova foton. Instagrami mu mbush me mesazhe të tipit: ‘Shyqyr që nuk jeni ndarë!’ – më shkruanin shpesh sa herë postoja foto me Donaldin,” tregoi Bora, duke u shprehur e habitur nga reagimet e shumta online.

E shtyrë nga kurioziteti, ajo vendosi të kontrollonte se çfarë po ndodhte dhe hasi në lajme të rreme, të cilat jo vetëm flisnin për një ndarje, por përmendnin edhe arsye të sajuara si xhelozia apo fshirja e fotove nga rrjetet sociale – diçka që moderatorja e mohoi plotësisht.

“Shikoj lajmet dhe shoh që kishin shpikur arsye si xhelozia ose fshirja e fotove në Instagram… por asgjë nuk ishte e vërtetë,” shtoi ajo.

Me deklaratën e saj, Bora i vuri pikën spekulimeve që u përhapën me shpejtësi javët e fundit në rrjetet sociale. Çifti Bora–Donald, një nga më të komentuarit në showbiz-in shqiptar, vijon të mbetet në qendër të vëmendjes me çdo postim apo dalje të përbashkët.


Të fundit