G Bani shpërthen pas anulimit të koncertit në Drenas – kallëzim penal ndaj këngëtarit për gjuhë urrejtjeje

Një situatë e tensionuar ka shpërthyer në rrjet pas anulimit të koncertit të këngëtarit G Bani në qytetin e Drenasit. Sipas raportimeve, festivali tradicional “Muaji i Mërgatës” ka ngritur një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, duke e akuzuar artistin për nxitje të përçarjes kombëtare dhe përdorim të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Pas kësaj, G Bani ka publikuar një video reagimi në rrjetet sociale, ku shpërthen me fjalor të ashpër dhe deklarata të rënda.

Në video, këngëtari shprehet:

“Nuk e kisha besu që ka kaq shumë racizëm nga shqiptarët e Kosovës. Po ta dija këtë, nuk më kishte hangër kri në 1999 me bërtit nëpër Greqi e çdo vend tjetër për Kosovën.”*

Ai vijon duke theksuar se nuk ka bërë kurrë zë për Kosovën për interesa personale, por për shkak të dashurisë së trashëguar nga i ati.

Në vijim të videos, ai sulmon verbalisht komentuesit dhe organizatorët:

“Iu kanë shk** r**t, iu kanë shtyp, e tash doni me shtyp të tjerët.”*

Reagimet në rrjet nuk kanë munguar, duke e ndarë opinionin mes atyre që e mbështesin G Banin për të drejtën e tij për të reaguar, dhe atyre që e kritikojnë për gjuhën përçarëse dhe ofendimet e drejtpërdrejta ndaj një komuniteti të tërë.

Të fundit