Reperi i njohur shqiptar, G Bani, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pas një postimi të fundit në “Instagram Story”. Ai ndau një imazh të një vajze, pa zbuluar identitetin e saj, duke lënë vend për shumë dyshime dhe spekulime.
Ajo që e bëri edhe më intrigues këtë postim ishte përshkrimi që e shoqëronte: “Jom dashuru prej asaj nate”, ndërsa në sfond dëgjohej kënga “Për Ty” nga Dafina Zeqiri.
Ky moment i ndarë nga reperi u komentua gjerësisht nga fansat e tij, të cilët nisën menjëherë të aludojnë: bëhet fjalë për një të dashur të re apo është thjesht një sekuencë nga një projekt të ardhshëm muzikor?
Deri më tani, G Bani nuk ka bërë asnjë sqarim në lidhje me identitetin e vajzës apo mesazhin e vërtetë pas postimit.
A është ky një paralajmërim për një këngë të re? Apo një moment personal që artisti ka zgjedhur ta ndajë me publikun? Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.







