Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Stelinës dhe Keijsit pas darkës sqaruese të zhvilluar mbrëmjen e kaluar mes banorëve. Shkak i përplasjes është bërë Kristi, i cili u përfshi papritur në bisedë, duke i thënë Stelinës se kishte “rënë shumë poshtë” duke u marrë me Keijsin.
Ndërhyrja e Kristit nuk është pritur aspak mirë nga Keijsi, i cili e ka konsideruar një mungesë respekti nga ana e Stelinës, pasi ajo ndodhej në një darkë me të dhe, sipas tij, nuk duhej t’i jepte të drejtë fjalëve të Kristit.
Debati mes tyre degradoi shpejt në akuza dhe ofendime të ndërsjella. Keijsi akuzoi Stelinën se po nxirrte “vrer”, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj me të njëjtin ton. Situata u tensionua edhe më shumë kur Keijsi përdori epitete të rënda ndaj Kristit, duke lënë të kuptohet se mund të kishte reaguar më ashpër ndaj tij.
Nga ana tjetër, Stelina nuk ngurroi t’i përgjigjej me ironi, duke e quajtur Keijsin “gangster të Komunës së Parisit”. Debati përfundoi mes toneve të larta dhe tensionit të dukshëm, duke konfirmuar edhe një herë se Kristi është kthyer në “mollën e sherrit” mes dy banorëve.






