Një debat i fortë u zhvillua këtë të shtunë në emisionin “Weekend”, ku u diskutua për jetën dhe përfitimet që kanë marrë ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova” pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.
Gazetarja Diona Haxhiu nuk i kurseu fjalët kur u pyet për Xheneta Fetahun, një nga ish-konkurrentet më të përfolura të këtij formati.
Duke e krahasuar me ish-banorët Adri dhe Iliriana, të cilët pas spektaklit janë përfshirë në projekte muzikore dhe kanë fituar popullaritet përmes artit, Haxhiu u shpreh me tone kritike për mënyrën se si Xheneta ka përfituar nga fama:
“Përfitime si të Xhenetës nuk do të doja t’i kisha. Çfarë epiteti ka marrë ajo, çfarë sjellje ka treguar ajo… ta zëmë nëse unë e kam Xhenetën përpara në një debat, ndoshta po paragjykoj, por me çfarë gjuhe po flet ajo, dhe e sheh veten që shkollohesh, punon çdo ditë — me u ulë përballë me një asi njeriu, jo! S’e pranoj,” – deklaroi ajo.
Gazetarja shtoi se përfitimet e disa ish-banorëve të tjerë, si Adri dhe Iliriana, “janë të merituara”, pasi po ndërtojnë karrierë me punë dhe projekte serioze.
Deklarata e Haxhiut është komentuar gjerësisht në rrjete sociale, ku opinioni është ndarë mes atyre që e mbështesin për qëndrimin e saj të drejtpërdrejtë dhe atyre që e konsiderojnë deklaratën si të tepruar.






