Genar Topalli i përgjigjet akuzave të Eva Muratit: “Dua të bëj këtë reagim për transparencë”

Genari Topalli i përgjigjet akuzave të Eva Muratit: "Dua të bëj këtë reagim për transparencë"

Dasma madhështore e Cindy Marina dhe Genar Topallit, djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, vijon të jetë tema më e përfolur e ditëve të fundit. Ceremonia u zhvillua më 13 shtator në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiellit në Romë – një vend i shenjtë dhe simbolik, që sipas Genarit u sigurua falë një donacioni modest.

Festa vazhdoi me një darkë në kryeqytetin italian, për të cilën Topalli thekson se nuk kapte shifra më të larta se një dasmë tipike shqiptare.

Por ndërsa çifti i ri po shijonte ditët e para pas martesës, polemikat shpërthyen në rrjete sociale. Ish-partnerja e Genarit, moderatorja Eva Murati, u përfshi në një debat publik pas një videoje që qarkulloi në TikTok. Komentet e ndjekësve ngritën aludime për xhelozi dhe për një dasmë luksoze të financuar me “fonde publike”. Eva reagoi ashpër, duke i quajtur këto spekulime dhe duke theksuar se nuk dëshiron të jetë pjesë e “telenovelave mediatike”.

Në këtë valë diskutimesh, Genar Topalli zgjodhi të reagojë publikisht me një postim në Facebook. Ai sqaroi se çdo gjë ishte organizuar dhe financuar prej tij dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj, të cilët prej mbi 30 vitesh jetojnë e punojnë në SHBA. Familja Marina, sipas tij, ka ngritur biznese të suksesshme në transport dhe sport, me mbi 150 të punësuar.

Të dashur miq, familjarë dhe të njohur,

Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina. Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë.

Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiellit – një bekim i madh shpirtëror, ku nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik. Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri. Çdokush mund ta verifikojë lehtësisht.

Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar nga ne, me mbështetjen e prindërve të Cindy-t. Jetojmë dhe punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit. Përveç angazhimeve të tjera, Cindy menaxhon edhe një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, pronë e familjes së saj.

Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe kanë ngritur biznese të suksesshme në transport dhe sport, me mbi 150 të punësuar.

Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra të pavërteta dhe spekulative. Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.

Me respekt,
Genar Topalli

Genar Topalli i përgjigjet akuzave të Eva Muratit: "Dua të bëj këtë reagim për transparencë"

Të fundit