Site logo

Ntreg

Gerd Vaso flet për herë të parë për ndarjen nga Enada Hoxha: “Enada merrte vendime, unë bija dakord”

Gerd Vaso flet për herë të parë për ndarjen nga Enada Hoxha: “Enada merrte vendime, unë bija dakord”

Balerini i njohur Gerd Vaso ka folur për herë të parë për ndarjen nga partnerja e tij prej vitesh, Enada Hoxha, në një rrëfim të sinqertë në “Grida Duma Podcast”.
Artisti, i njohur për bashkëpunimin e gjatë profesional dhe jetën familjare me Enadën, ka treguar se gjatë këtij rrugëtimi të përbashkët, ndjeu se humbi shumë nga vetvetja.

“Është shumë e vështirë të punosh bashkë. Në fillim është e bukur, por me kalimin e kohës bëhet e ndërlikuar. Enada e dashuronte baletin në ekstrem, profesioni për të ishte gjithçka. Për mua kishte një kufi – punoja aq sa më jepte kënaqësi. Përtej kësaj, nuk mundesha më,” – u shpreh ai.

Gerd Vaso pranoi se gjatë marrëdhënies, Enada ishte më e prerë dhe më vendimtare në situata të rëndësishme, ndërsa ai shpesh qëndronte në heshtje për të ruajtur qetësinë.

“Enada është më e prerë në vendime dhe situata. Unë nuk kam marrë asnjë vendim – thjesht bija dakord me ato që ajo vendoste. Edhe kur nuk isha dakord, ruaja qetësinë,” – tregoi balerini.

Në vijim, ai shtoi me sinqeritet se për shkak të dashurisë dhe përkushtimit ndaj familjes e profesionit, kishte dalë nga vetja:

“Në fund, mund të them që Nada humbi Gerdin, por edhe unë humba shumë gjëra gjatë rrugëtimit. Humbja personalitetin tim, dinjitetin tim, karakterin tim. Dola nga vetja ime – për dashurinë, për profesionin, për karrierën.”

Të fundit