Ueda dhe Arlindi e nisën historinë e tyre të dashurisë në spektaklin “Love Island Albania”, ku shumë shpejt u kthyen në një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar.
Një vit më parë, ata u bënë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre, të cilën e pagëzuan me emrin Amea. Me rastin e ditëlindjes së saj të parë, çifti realizoi një set fotografik familjar, që tërhoqi menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale. Ata ndanë me ndjekësit momente të mbushura me dashuri dhe ngrohtësi.
Në një mesazh të ndjerë, Ueda u shpreh:
“Amea ime, gëzuar ditëlindjen. Po e shkruaj këtë mesazh me lot në sy. Nuk arrij ta kuptoj si kaloi ky vit kaq shpejt. Ndihet sikur ishte dje kur të mbajta për herë të parë në krahë. Jam pafundësisht krenare për vajzën e mrekullueshme që po bëhesh çdo ditë.
Çdo arritje e jotja ka qenë momenti im i preferuar — nga hera e parë që mbajte kokën lart, tek forca jote në “tummy time”, e deri te momenti që u ngrite në këmbë dhe dolën dhëmbët e parë.
Mendova se e njihja dashurinë përpara se të vije ti në jetën time, por ti i dhe asaj një kuptim krejt tjetër. Një dashuri e thellë, pa kushte dhe që do mbetet përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen, Amea jonë e bukur. Unë dhe Babi të duam më shumë sesa mund të përshkruajnë fjalët.”








