Site logo

Ntreg

Ghetto Geasy & Fero bashkë për herë të parë!

Ghetto Geasy & Fero bashkë për herë të parë!

Dy prej emrave më të njohur të skenës së rap-it shqiptar, Ghetto Geasy dhe Fero, kanë konfirmuar se shumë shpejt do të publikojnë bashkëpunimin e tyre të parë muzikor.

Lajmin e ka ndarë vetë Fero përmes një postimi në rrjete sociale, ku publikoi një video të shkurtër me prapaskena nga xhirimet e klipit.
Në mbishkrimin e videos, ai ka shkruar:

“Bashkëpunimi me @ghettogeasy po vjen këtë javë.”

Ky njoftim ka mjaftuar që fansat e të dy artistëve të shpërthejnë me komente e reagime, duke e quajtur këtë duet “bashkëpunimin më të fortë të vitit në hip-hop”.

Edhe pse nuk janë bërë ende publike titulli i këngës apo data e saktë e publikimit, energjia e dyshes ka ngritur pritshmëritë për një hit me ritme të forta dhe tekst sfidues, ashtu siç janë mësuar prej tyre.

Kujtojmë që si Ghetto Geasy, ashtu edhe Fero, kanë qenë ndër reperët më të komentuar në skenën shqiptare, me karriera të ngarkuara me projekte, polemika dhe sukses.
Ky bashkëpunim, i paralajmëruar për javën në vijim, pritet të bëhet një nga publikimet më të përfolura të fundvitit.

Të fundit