Gjesti bën histori/ Kënga dedikuar vëllait të tij në Top 11 këngët më të klikuara në botë!

Gjesti bën histori/ Kënga dedikuar vëllait të tij në Top 11 këngët më të klikuara në botë!

Gjesti ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e tij. Kënga e re “Memories” ka arritur të renditet #11 në botë në listën e videove muzikore më trendi, vetëm në orët e para pas publikimit.

Projekti ka thyer çdo parashikim, duke lënë pas emra të mëdhenj të industrisë botërore si Harry Styles dhe Maluma, ndërsa po performon jashtëzakonisht mirë në tregje të rëndësishme si Italia, ku renditet në Top 4.

Me mijëra klikime në kohë rekord dhe një reagim masiv nga fansat, “Memories” po konfirmon se Gjesti nuk është më vetëm një emër lokal, por një fenomen që po depërton fuqishëm në skenën ndërkombëtare.

Ritmi emocional, videoklipi i kuruar dhe identiteti i fortë artistik duket se janë formula që po e çojnë Gjestin drejt një tjetër suksesi madhor.

Gjesti bën histori/ Kënga dedikuar vëllait të tij në Top 11 këngët më të klikuara në botë!

Të fundit