Pas komenteve ironike të Laert Vasilit në një emision televiziv, ku u shpreh:
“Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues”,
nuk vonoi kundërpërgjigjja nga Gjesti.
Aktori dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, i njohur për stilin e tij ironik dhe të drejtpërdrejtë, reagoi me një video në TikTok duke përdorur humorin e tij karakteristik:
“Mos folni shumë, mos folni shumë palidhje… folni pak, po jo ashtu me e tepru.”
Ai vijoi me një mesazh thumbues:
“Se tani unë zgjohem një mëngjes, s’kam cigare, bëhem nervoz dhe ua nxjerri kabllon nga rryma. S’keni bukë më!”
Gjesti shtoi se nuk i shqetësojnë komentet e të tjerëve dhe se është mësuar t’i mbajë gjërat “e këqija” për vite me radhë, duke theksuar:
“Mos t’ua ndjen.”
Kujtojmë që Laerti ka qenë kritik ndaj Gjestit që gjatë kohës kur të dy ndodheshin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke ironizuar shpesh nivelin arsimor dhe mënyrën e të shprehurit të këngëtarit.






