Gjesti lirohet nga paraburgimi, Gjykata vendos që të mbrohet me liri

Këngëtari i njohur Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është liruar nga paraburgimi. Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë sot aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tij, më shumë se një javë pasi ishte ndaluar nën dyshimet për incidentin në kompaninë Onima.

Sipas vendimit, Gjesti do të mbrohet në liri, ndërsa ankesa nuk e pezullon zbatimin e këtij aktvendimi. Në dokumentin e publikuar thuhet se mbrojtja e artistit ka vlerësuar se masa e paraburgimit nuk ka qenë proporcionale, duke iu referuar nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Të fundit