Fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, ka krijuar një komunikim të veçantë me fansat përmes një grupi të dedikuar në Instagram, ku herë pas here ndan momente nga jeta e tij personale dhe artistike.
Së fundmi, ai ka dërguar një foto të re, që menjëherë ka nxitur një sërë reagimesh nga ndjekësit. Komentet kanë vërshuar me pyetje rreth një projekti të ri muzikor, ndërkohë që një pjesë tjetër ka qenë e interesuar për raportin e tij aktual me Eglin – marrëdhënie që mbetet ende mister për publikun.
Duket se pas daljes nga shtëpia e famshme, Gjesti po shijon një fazë më të qetë, duke kaluar kohë me miqtë dhe duke u përqendruar te krijimtaria muzikore. A do të vijë së shpejti një këngë e re? Fansat presin me padurim.







