Gjesti tjetër mesazh DJ Gimbos në BBVIP, emocionohen banorët

Fituesi i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka surprizuar mikun e tij të ngushtë DJ Gimbo, i cili aktualisht është banor në sezonin e ri të formatit.

Përmes rubrikës “Big Love”, Gjesti dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë dhe motivues, duke e inkurajuar Gimbos të qëndrojë autentik dhe të mos ndikohet nga dinamika e lojës brenda shtëpisë.

“Kqyre bab direkt pa rrotulla… veç një yll po mungon aty e ai je ti. Qite veten qysh je, shprehu, kallxoju krejtve çfarë zemre ki… Mos ia lsho rrugën kurrkujt, se s’ka mëshirë kërkush për ty. Të pres jashtë, është koha jonë,” – ishte mesazhi i tij, që u prit me duartrokitje nga banorët.

DJ Gimbo u emocionua teksa dëgjoi fjalët e mikut, duke e falënderuar publikisht para kamerave. Ndërkohë, mesazhi nxiti edhe reagime mes banorëve, me disa prej tyre që e interpretuan si një thirrje për më shumë forcë dhe protagonizëm në lojë.

Surpriza e Gjestit shtoi energji në shtëpi dhe riktheu në vëmendje lidhjet e forta që krijohen brenda dhe jashtë formatit.

Të fundit