Site logo

Ntreg

Gjesti zbulon arsyet e mungesës nga muzika: “Jam detyruar t’i ndal të gjitha projektet”

Ish-fituesi i Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka vendosur të flasë hapur për mungesën e projekteve të tij muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh të gjatë dhe të sinqertë.

Në postimin e tij, Gjesti shkruan se ndihet i detyruar të ndalojë çdo projekt për këtë sezon për shkak të konflikteve dhe padrejtësive me distributorin e mëparshëm. Ai thekson se deri sa çështjet të zgjidhen, nuk do të publikojë asnjë material të ri përmes distributorit aktual, duke preferuar të mbajë projektet për vete.

Gjesti shton:
“SOARIM! E ndjej si detyrë me nda me juve disa gjëra që i kom mbajt në vete për një kohë të gjatë. Ju e meritoni sqarimin, sepse gjithmonë keni qenë përkrah meje. Këtë sezon jam detyruar me i nal të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që mu kanë bërë nga distributori paraprak. Fatkeqësisht, detyrohem që deri sa këto konflikte të zgjidhen, t’i mbaj krejt këto projekte për vete, pasi refuzoj kategorikisht me publiku ndonjë projekt me këtë distributor.”

Ai vazhdon:
“Shpresoj dhe besoj se këto konflikte do të zgjidhen shumë shpejt, në mënyrë që të filloj me publikimin e projekteve direkt. Kam punuar shumë, vetëm për të shpërblyer suportuesit e mi për dashninë dhe mbështetjen që më japin çdo ditë. Besoni që mezi pres me i nda me juve këto projekte, dhe nuk do të dorëzohem kurrë deri sa drejtësia të gjejë vendin e vet.”

Fansat e Gjesti-t reaguan menjëherë, duke treguar mbështetje dhe entuziazëm për rikthimin e tij të ardhshëm në skenën muzikore.

Gjesti zbulon arsyet e mungesës nga muzika: “Jam detyruar t’i ndal të gjitha projektet”

Të fundit