Një debat i fortë mes Gimbos dhe Rogertit ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP, duke u shndërruar në një nga momentet më të rënda emocionalisht të këtij edicioni.
Përplasja nisi kur Rogerti i rikujtoi Gimbos një tragjedi shumë të ndjeshme, vdekjen e vëllait të Gjestit, duke e pyetur se si kishte ndodhur ngjarja. Ky veprim u konsiderua i papranueshëm nga Gimbo, i cili reagoi menjëherë, duke theksuar se një tragjedi e tillë, sidomos ajo që lidhet me humbjen e një adoleshenti, nuk duhet të përdoret apo të përmendet si pjesë e lojës.
I prekur thellë emocionalisht, Gimbo shpërtheu në lot dhe u rrëfye në dhomën e rrëfimit, ku foli hapur për pasojat e rënda shpirtërore që kjo ngjarje i ka lënë.
“Gjithçka mund të jetë lojë, vetëm kjo jo. Mua më ka mbytur ky rast, më ka futur në dhe, më ka dërrmuar, sepse e kam pasur vëlla të vogël. E ai ma përmend mua këtu. Vetëm zemra ime e di çfarë ka hequr”, u shpreh Gimbo mes emocionesh të forta.
Situata ka shkaktuar reagime të shumta edhe te banorët e tjerë të shtëpisë, ndërsa publiku po e konsideron këtë debat si një moment që ka kaluar kufijtë e lojës. Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të ndërhyjë apo do të marrë masa pas kësaj përplasjeje që ka lënë gjurmë të forta emocionale.






