Sot është një ditë e veçantë për dyshen më të dashur të publikut, binjakët Donald dhe Romeo Veshaj, të cilët festojnë së bashku ditëlindjen.
Në rrjete sociale, ata emocionuan ndjekësit me urime të ndjera për njëri-tjetrin, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë vëllazërore që i bashkon.
Donald shkroi:
“Nuk është vetëm dita jonë e lindjes, por edhe kujtesa që kemi qenë gjithmonë krah për krah. Dashuria jonë do të na çojë gjithmonë përpara. Dua të vazhdojmë të ëndërrojmë, të punojmë dhe të qeshim bashkë. Edhe 100 vjeç gjysma ime!”
Ndërsa Romeo iu përgjigj me një dedikim po aq prekës:
“Çdo vit që kalon më kujton sa me fat jam që kam lindur në të njëjtën ditë me ty. Çdo hap i jetës ka qenë më i lehtë sepse të kam pasur ty pranë. Sot festojmë të dy, por dhurata më e bukur që unë kam është ti.”
Urimet e tyre prekëse janë shpërndarë me shpejtësi, duke marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente nga fansat që i përgëzojnë për dashurinë dhe sukseset që ndajnë bashkë.






