Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë me sinqeritet për jetën e saj private, duke ndarë mendime dhe ndjesi të thella për dashurinë dhe sakrificat personale.
Në një intervistë të fundit, ajo u shpreh se dashuria është thelbi i gjithçkaje që bën:
“Dashuria është gjithëkuptimi i gjësë, i së gjithës. Pa dashuri nuk bëj asgjë. Çdo gjë që bëj e dua, në një masë më të vogël apo më të madhe, por pa dashuri nuk mund të funksionoj,” tha ajo.
Duma komentoi edhe mbi dashurinë në distancë, duke e cilësuar si një iluzion më shumë sesa një ndjenjë të vërtetë:
“Dashuria në distancë mbahet gjallë deri diku. Për mua është më shumë një iluzion. Unë dua realitetin, përjetimet e përbashkëta, gjërat konkrete që jetohen bashkë,” theksoi ajo.
Ajo pranoi se gjatë jetës ka pasur raste kur ka lënë mënjanë egon për të ruajtur një marrëdhënie të rëndësishme:
“Që të akomodosh tjetrin, duhet të lësh shumë nga egoja jote. Kam mësuar ta bëj këtë. Nuk e bëja lehtë më parë, por më vonë e kuptova se është e nevojshme që të mos humbësh dikë që ka rëndësi për ty,” tregoi ajo me sinqeritet.
Grida nuk e fshehu as faktin që ndryshimi i vetvetes për të ruajtur një marrëdhënie ka qenë një nga gjërat më të dhimbshme që ka përjetuar:
“Gjëja më e madhe që kam bërë për të mos humbur dikë, është që kam ndryshuar shumë nga vetja ime. Kjo ka qenë ndoshta sakrifica më e madhe dhe më e vështira për mua. Sidomos këtë vit, kam bërë shumë sakrifica,” përfundoi ajo.
Pavarësisht sfidave personale, Grida Duma vazhdon të mbetet një nga figurat më të pëlqyera në ekranet shqiptare.
