Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale nga bashkëshortja e Mirit ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka bërë xhiron e internetit, duke nxitur komente të shumta nga ndjekësit e “Big Brother VIP Albania”.
Në videon e postuar në TikTok, ajo shfaqet duke renditur banorët e BBVA-së sipas preferencave të saj personale. Pa asnjë surprizë, vendi i parë i takon bashkëshortit të saj, Mirit.
“Normalisht që Miri është i pari, është burri im, është numri një,” – shprehet ajo, duke treguar hapur mbështetjen dhe dashurinë për të.
Ajo që ka surprizuar publikun është fakti se Selin ka renditur veten në vendin e tretë, ndërsa pozicioni i dytë i është dhënë Stelinës, për të cilën ajo shpreh simpati për lojën dhe qëndrimin e saj brenda shtëpisë.
Videoja është interpretuar nga ndjekësit jo vetëm si një renditje personale, por edhe si një mesazh i drejtpërdrejtë për publikun, veçanërisht në një periudhë kur Miri po përflitet gjerësisht për raportin e tij me Selin.
Një tjetër detaj që ka rënë në sy është edhe shqipja mjaft e pastër që bashkëshortja gjermane e Mirit flet, duke treguar se e kupton qartë se çfarë po ndodh dhe çfarë po diskutohet brenda shtëpisë së BBVA-së.






