Vendimi i fundit në spektaklin Ferma VIP për të çuar Fabjolën e vetme në televotim ka ndezur debat të madh në rrjet, ndërsa reagimet nga personazhet publike nuk kanë munguar.
Së fundmi, Shqipe Hysenaj ka reaguar ashpër përmes InstaStory-t, duke e konsideruar vendimin si të padrejtë dhe të ndikuar nga inate personale. Ajo ka dalë në mbrojtje të Olës/Fabjolës, duke thënë se situata po përdoret për ta nxjerrë keq para publikut.
Sipas Shqipes, fjala fyese e përdorur fillimisht nuk u konsiderua problematike nga moderatorja dhe opinionistët, por situata ndryshoi kur komenti iu drejtua moderatores Arbana Osmani. Në reagimin e saj, ajo ironizoi mënyrën si u trajtua ngjarja dhe e quajti dënimin një “hakmarrje” të organizuar.
“Fermerët kanë hyrë për të punuar, jo për love story,” – shkroi ajo ndër të tjera, duke shtuar se po favorizohen dinamika të caktuara brenda formatit.
Reagimi i Shqipes ka marrë menjëherë vëmendje në rrjet, duke ndarë publikun në dy kampe mes atyre që mbështesin vendimin e produksionit dhe atyre që mendojnë se situata është ekzagjeruar.





