Site logo

Ntreg

Harron Aldon dhe fejohet? Rizarta tregon unazën në gisht – Kush është partneri?

Rizarta Hoxha ndez dyshimet për fejesë me një postim misterioz në TikTok

Rizarta Hoxha, ish-banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, këtë herë me një video të postuar në platformën TikTok.

Në pamje, Rizarta shfaqet e buzëqeshur dhe e veshur me elegancë, ndërsa një detaj i vetëm ka ngritur dyshime të shumta: një unazë e vendosur në gishtin e dorës së majtë. Ajo që shton më tej kuriozitetin është përshkrimi i videos, ku shkruhet shkurt: “Ajo tha PO”.

Megjithëse nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare apo sqarim për postimin, komentet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme, duke e përgëzuar për atë që besohet të jetë një fejesë apo një hap i ri në jetën personale.

Gjatë pjesëmarrjes së saj në BBVIP4, Rizarta nuk u përfshi në ndonjë romancë publike dhe, edhe pas përfundimit të spektaklit, ka preferuar ta mbajë jetën private larg vëmendjes mediatike. Kjo e bën edhe më të veçantë dhe të diskutueshëm këtë postim të fundit, i cili pritet të marrë një konfirmim zyrtar në ditët në vijim.

Të fundit