Site logo

Ntreg

Humor apo kunj? Shqipe Hysenaj ironizon çmimin e Lumbardh Salihut

Shqipe Hysenaj, ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 2, nuk humb asnjë rast për të treguar humorin dhe ironinë e saj karakteristike. Në një sesion pyetjesh-përgjigjesh me ndjekësit në Instagram, ajo u pyet për kujtimin më të bukur nga eksperienca në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Duke qeshur, Shqipe tha:
“Kur i dhanë çmimin Lumbardh Salihut.”

Deklarata e saj u mor menjëherë si një thumb i lehtë ndaj fituesit të këtij edicioni, por gjithsesi me nota humori.

Vetëm pak orë më pas, ajo realizoi një video call me ish-banorët Adrin dhe Ilirianën, ku iu bashkua edhe vetë fituesi Lumbardh Salihu, duke lënë të hapur mundësinë për një takim të afërt mes tyre.

Në bisedë nuk munguan temat e nxehta, përfshirë edhe marrëdhënien e saj me Lindita Halimin, një raport që shpesh ka kaluar mes miqësisë dhe tensioneve.

Të fundit