Site logo

Ntreg

Hygerta në lot pasi shpallet më pak e preferuara e publikut në BBVIP

Hygerta Sako u shpall në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP më pak e preferuar nga publiku.

Ajo u shfaq e habitur në momentin që mësoi për këtë dhe bëri një reagim interesant.

E pas Prime, ish Miss-i u pa e mërzitur duke folur me Shkurte Haxhiun në lidhje me këtë.

“Më pak e preferuara, unë thjesht po marrë kohë po nxjerr gjithë tani do ta mendoj. Në qoftë se jam më pak e preferuar, çka i duhem këtij formati, të rri larg fëmijës tim”, u shpreh ajo.

Tutje shtoi: “Për t’iu mbushur mendjen këtyre që të jesh karagjoz është më me vlerë se të jesh njeri i drejtë dhe pozitiv. Jo nuk e dua”.Me këtë ka lënë të nënkuptohet se do të reflektojë dhe se nuk mund të qëndroj edhe aq gjatë në këtë format.

Hygerta duket e zhgënjyer për faktin që siç thotë ka qenë e drejtë dhe korrekt me të gjithë.

Të fundit