Site logo

Ntreg

Hyrja e Big Bastës në Ferma VIP solli krizë në çift – Vesa Luma tregon të vërtetën!

Vesa Luma ka folur hapur për herë të parë mbi krizën që kaloi martesa e saj me Big Bastën, pas vendimit të tij për t’u bërë pjesë e reality show-t Ferma VIP.

Këngëtarja pranoi se mes tyre ka pasur mosmarrëveshje, por asnjëherë nuk kanë shkuar drejt ndarjes.

“Kemi pasur përplasje, por s’jemi ndarë kurrë. Jeta familjare për ne është e shenjtë, nuk luajmë me të”, – tha Vesa.

Ajo tregoi se nuk e kishte pranuar lehtë faktin që bashkëshorti i saj do të hynte në një format të tillë televiziv.

“Nuk e imagjinoja dot Gerin në një ambient të tillë, duke e ditur natyrën e tij të qetë. Kisha frikë se mund të përballej me zhgënjime që do ta çonin drejt vendimeve të nxituara”, u shpreh këngëtarja.

Megjithatë, sapo vendosi ta mbështeste, e bëri pa hezitim:

“Ne asnjëherë nuk marrim vendime njëri për tjetrin, por gjithmonë jemi krah njëri-tjetrit. Kur thashë ‘po të mbështes’, e dija që do ta bëja 100%”.

Të fundit