“I dashuri kërkohet nga Interpoli” – Dea Vieri shpërthen në studio dhe trazon rrjetin

“I dashuri kërkohet nga Interpoli” – Dea Vieri shpërthen në studio dhe trazon rrjetin

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Dea Vieri, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ku ka folur hapur për jetën publike, rrjetet sociale dhe kufijtë e privatësisë për personazhet e njohur.

Gjatë diskutimit në panel, së bashku me Blendi Salajn dhe Heidi Baçin, u trajtua një temë që shpesh ngjall debat: pse shumë vajza të showbiz-it zgjedhin të mos publikojnë partnerët e tyre në rrjetet sociale.

Dea u ndal veçanërisht te ky fenomen dhe, me humor e ironi, dha një deklaratë që bëri menjëherë xhiron e rrjetit.

“Shumica e vajzave shqiptare nuk i publikojnë të dashurit në Instagram sepse — Zot më fal — por i dashuri i vet kërkohet nga Interpoli. Tani, atë tjetrin e kërkon Interpoli dhe ajo ta publikojë në Instagram… nuk bën sens”, u shpreh ajo.

Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta dhe diskutime në rrjete sociale, duke hapur një debat më të gjerë mbi ‘jetën e filtruar’ në Instagram, presionin publik dhe imazhin që personazhet e njohur përpiqen të ruajnë para publikut.

Biseda në studio vijoi me reflektime mbi gjykimin e audiencës, ekspozimin e tepërt dhe balancën e vështirë mes jetës personale dhe asaj profesionale për figurat publike.

Të fundit