Situata ka eskaluar ndjeshëm në shtëpinë e “Big Brother” mes Mateos dhe Armir Shahinit, të njohur si Miri i “West Side Family”. Dy banorët janë përfshirë në një debat të ashpër, duke qëndruar përballë njëri-tjetrit dhe duke shkëmbyer akuza e fyerje të rënda.
Gjatë përplasjes, Mateo reagoi me tone të forta, duke përdorur një gjuhë fyese dhe duke e quajtur Mirin “të pështirë”, “të shpifur” dhe “të fëlliqur”, ndërsa i kërkoi të largohej prej tij. Debati u intensifikua edhe më shumë për shkak të ngacmimeve të vazhdueshme të Mirin lidhur me historinë e dashurisë së Mateos me Brikena Selmanin.
Fjalori i përdorur nga të dy ka qenë i papërshtatshëm, duke e kthyer përplasjen në një nga momentet më të tensionuara të ditëve të fundit në shtëpi. Rivaliteti mes Mateos dhe Mirit ka qenë i pranishëm që nga fillimi i lojës, me debate të shpeshta dhe përplasje të vazhdueshme.
Tashmë, dy banorët janë pozicionuar në kampe të ndryshme, ndërsa gara për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh po bëhet gjithnjë e më e fortë.






