Site logo

Ntreg

I fshihet kënga “Vetmia” nga YouTube, Anisa Veseli: “Jam shumë e prekur”

Këngëtarja Anisa Veseli ka ndarë sot me ndjekësit një lajm të trishtë që e ka prekur thellë në shpirt.

Projekti i saj muzikor më i dashur, kënga “Vetmia”, është fshirë papritur nga platforma YouTube, pa asnjë paralajmërim apo sqarim zyrtar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Anisa shprehet e trishtuar dhe e shqetësuar për këtë situatë, duke theksuar lidhjen e fortë emocionale që kishte me këtë këngë.

“Sot jam shumë e prekur dhe e trishtuar… Kënga ime ‘Vetmia’ është fshirë nga YouTube dhe nuk e di pse. Ka qenë një prej këngëve më të veçanta për mua, sepse kam dhënë shpirt dhe mund për ta sjellë tek ju”, shkruan ajo.

Këngëtarja tregon gjithashtu se i gjithë kanali ku ishte publikuar kënga është zhdukur, duke e lënë pa asnjë informacion mbi arsyet e këtij veprimi.

“‘Vetmia’ mbart emocione të thella dhe një pjesë shumë personale të shpirtit tim. Fatkeqësisht, kanali ku ishte kënga është zhdukur dhe nuk kam ende një shpjegim zyrtar”, shpjegon Veseli.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova përfundon mesazhin me një lutje të sinqertë për rikthimin e këngës dhe falënderon të gjithë për mbështetjen e tyre.

“Shpresoj me gjithë zemër që gjithçka të rikthehet dhe ‘Vetmia’ të jetë sërish aty ku i takon – pranë jush. Faleminderit që më qëndroni pranë. Ju dua shumë.”

I fshihet kënga “Vetmia” nga YouTube, Anisa Veseli: “Jam shumë e prekur”

Të fundit