“I fundit VIP që kam refuzuar? Një futbollist i martuar”, – thotë Rizarta

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Rizarta Hoxha, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun, ku ka ndarë disa detaje intriguese nga jeta e saj personale.

Influencuesja u tregua e rezervuar për sa i përket emrave konkretë, por pranoi se ka refuzuar disa personazhe të njohur publikë, përfshirë edhe një futbollist shumë të përfolur, të cilit nuk preferoi t’i zbulojë identitetin.

E pyetur nëse ky i fundit është i martuar, Rizarta u përgjigj me diplomaci:
“Nuk ua them.”
Ajo shtoi se ndonjëherë, ndarja e këtyre detajeve mund të krijojë situata të pakëndshme.

Gjatë intervistës, Rizarta foli edhe për mënyrën si i dallon qëllimet e vërteta të një mashkulli:
“Shumë veta më kanë dashur para se të kisha famën. Për mua është shumë e rëndësishme si sillet në publik, sepse kur jemi vetëm të gjithë sillen mirë, por në publik zbulohet shumëçka,” u shpreh ajo.

E pyetur drejtpërdrejt nëse ndonjëherë ndonjë djalë i famshëm është tërhequr prej saj për shkak të Instagramit apo famës, ajo tha:
“Jo, shumë pak veta më kanë dashur. Ata që më kanë dashur, më kanë dashur para kësaj fame.”

Pjesë nga intervista:

A është bërë ndonjëherë ndonjë djalë i famshëm prej teje? Ke menduar që ‘ky më do vetëm prej Instagram-it, prej famës’?

Jo, shumë pak veta më kanë dashur. Ata që më kanë dashur, më kanë dashur para se të kisha këtë famën.

Cili është testi yt për të kuptuar që një djalë të meriton?

Varet se si sillet me mua në publik, kjo është shumë e rëndësishme. Se të gjithë sillen shumë mirë kur janë vetëm me ty, por pastaj në publik kuptohet gjithka.

A ke refuzuar dikë VIP?

Po, shumë herë, jo vetëm një herë.

Kush ka qenë i fundit?

Një futbollist, nuk ua them emrin

Pse, e ke sekret?

Po, mund t’i prishim punë atij

Është i martuar?

Nuk ua them

Të fundit