Reperi i njohur Bardhi, i ftuar së fundmi në emisionin “Robi plaket kur don vetë”, ka treguar për herë të parë me sinqeritet të plotë se eksperienca e tij në Big Brother VIP Albania 3 nuk ka qenë aspak siç e kishin imagjinuar fansat.
“Nuk është për të gjithë kjo eksperiencë,” – u shpreh ai.
“Shtatë ditët e para ishin më të vështirat. Tre ditë rresht kërkoja telefonin si i çmendur.”
Ai pranoi se ambienti shpesh bëhej toksik për shkak të lojës së vazhdueshme që secili përpiqej të bënte.
“Je me njerëz që nuk i njeh, dhe çdo sekondë ndonjë përpiqet të të përfshijë në lojë, në konflikt, në tension. S’ka qetësi.”
Megjithatë, ndonëse nuk e cilëson Big Brother-in si përvojën më të bukur të jetës, Bardhi theksoi se ka marrë dhuratën më të madhe nga ai rrugëtim: dashurinë e jetës së tij, Sara Gjordenin.
“Më e mira që mora nga aty është Sara. Tani jemi prindër të Neas dhe kjo është fitore e vërtetë për mua.”
Bardhi është shembulli se ndonjëherë nuk fiton lojën, por fiton zemrën e dikujt – dhe kjo është më shumë se çdo trofe.






