Blogerja Rizarta Hoxha është përfolur gjerësisht këto ditë pas një momenti të sikletshëm gjatë emisionit “E Diell”.
Gjatë bisedës me gazetarin Bledi Mane, ajo u pyet se kush është presidenti i Shqipërisë. Përgjigjja e saj ishte: “Ilir Meta, që është në burg?”. Deklarata u shoqërua me të qeshura në studio, por njëkohësisht u përhap me shpejtësi në rrjete sociale duke shkaktuar komente të shumta.
Shumë e morën si një lapsus komik, ndërsa të tjerë e kritikuan blogeren për mungesë informacioni.
Pas reagimeve të shumta, Rizarta Hoxha u shpreh në InstaStory se është ndjerë e lënduar nga mënyra si u trajtua publikisht:
“Nuk ia kam thënë askujt këtë gjë më parë, por kam gënjyer kur kam thënë se nuk do hiqja kurrë dorë nga Shqipëria”, shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se sulmet dhe komentet bullizuese e kanë bërë të ndihet e zhgënjyer.
Ngjarja, që fillimisht u pa si një moment humoristik, përfundoi duke ndarë opinionin publik mes atyre që e ironizuan dhe atyre që i dolën në krah blogeres.






