Ilir Vrenozi lë shtëpinë e BBVIP në mes të garës për këtë arsye…

Ilir Vrenozi ka vendosur të ndërpresë rrugëtimin e tij në “Big Brother Albania VIP”. Largimi i tij i papritur nga shtëpia, i ndodhur këtë të mërkurë, ka sjellë edhe anulimin e televotimit të planifikuar për mbrëmjen e së shtunës.

Në nominim ndodheshin Iliri, Agelo, Kejsi dhe Greta, por pas vendimit të Vrenozit për të lënë garën, produksioni ka konfirmuar se televotimi nuk do të vijojë.

Sipas deklaratës së tij, arsyeja e largimit lidhet me gjendjen shëndetësore, pasi ai nuk është ndier mirë dhe ka zgjedhur të largohet për t’u kujdesur për veten.

Të fundit