Site logo

Ntreg

Ilnisa Agolli flet pas refuzimit të Meritonit për ta përmendur në emision

Ilnisa Agolli flet pas refuzimit të Meritonit për ta përmendur në emision

Pas intervistës së Meriton Mjekiqit në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ai refuzoi të komentonte marrëdhënien e dikurshme me gazetaren Ilnisa Agolli, nuk mungoi reagimi i saj në rrjete sociale.

Në një Instastory që mori vëmendje të menjëhershme, Ilnisa shkroi me ironi dhe nëntekst të fortë:

“Ëndrrat e një nate vere, nuk zgjasin netëve të dimrit.”

Ky postim u interpretua gjerësisht si një thumb i drejtuar ndaj ish-partnerit të saj, me të cilin u njohën dhe krijuan lidhje gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP 3 Albania.

Pas reagimeve të shumta, gazetarja u telefonua drejtpërdrejt nga moderatoret e “Goca dhe Gra”, ku vendosi të sqarojë publikisht qëndrimin e saj:

“Përpara se të vija te Sara, pas një dite të ngarkuar, nuk mund ta mbyllja të martën pa ju parë juve. Ju rrotulloheni gjithmonë rreth dashurisë, tani ju pashë. Po kënaqesha. Fjala nuk i rri të gjithëve në gojë dhe nuk zë vend te të gjithë.”

Ajo theksoi se statusi i saj nuk ishte provokim, por një mënyrë për të bërë të qartë se historia e saj me Meritoni ka përfunduar prej kohësh:

“Më vjen mirë, për herë të parë nuk isha subjekt i një teme që portalet e fryjnë dhe e kamuflojnë. Është një raport që ka përfunduar para një viti. Ky statusi ishte fare i qartë – historia ka përfunduar dhe nuk ka nevojë për koment.”

E pyetur nëse është penduar për lidhjen me Meritonin, gazetarja u përgjigj prerë:

“Nuk shqyhem si njeri që pendohem.”

Ky reagim vjen vetëm pak orë pasi Meriton Mjekiqi, në të njëjtin program, shmangu çdo koment për marrëdhënien me të, duke u fokusuar në jetën e tij aktuale dhe raportin me të birin.

Të fundit