Ina e quan “maniak” Stenaldon: “Shikon çdo femër!”

Ina e quan “maniak” Stenaldon: "Shikon çdo femër!"

Një debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother mes Inës dhe Stenaldo Mëhillit. Ina ka reaguar me tone të forta ndaj banorit, duke e akuzuar se po shikon çdo femër brenda shtëpisë dhe duke përdorur një gjuhë fyese ndaj tij.

Gjatë përplasjes, ajo e quajti Stenaldon “maniak” dhe “i ndyrë”, deklarata që menjëherë u shpërndanë në rrjetet sociale dhe ngjallën reagime të shumta nga publiku.

Megjithatë, deklaratat e Inës u kritikuan ashpër, pasi Stenaldo është i verbër, çka bëri që shumë ndjekës ta konsiderojnë gjuhën e përdorur si të papërshtatshme dhe ofenduese. Përveç kësaj, Ina hodhi edhe akuza për lidhjen e krijuar mes Stenaldos dhe Kejsit brenda reality show-t.

Edhe Kejsi nuk mbeti jashtë polemikave, duke përdorur gjithashtu një fjalor të ashpër ndaj këngëtarit. Tashmë mbetet të shihet nëse produksioni i Big Brother do të ndërmarrë ndonjë masë disiplinore pas kësaj situate të tensionuar.

Të fundit