Site logo

Ntreg

Ina Pojani jep lajmin e ëmbël – Moderatorja pret fëmijën e parë!

Ina Pojani jep lajmin e ëmbël – Moderatorja pret fëmijën e parë!

Ina Pojani ka emocionuar rrjetin me një lajm të bukur e plot ndjenja. Moderatorja dhe influencerja e njohur, e cila shpesh tërheq vëmendjen me postimet e saj në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit momentin e veçantë të shtatzënisë.

Në një video të postuar në Instagram, Ina shfaqet duke përjetuar çaste të ndjera, ndërsa në mbishkrim ka shkruar:

“Lil April, foshnja në rrugë 🤍”

Ky detaj zbulon se ajo dhe partneri i saj presin fëmijën e tyre të parë, një vajzë që pritet të vijë në jetë në muajin prill.

Postimi i menjëhershëm ka marrë qindra urime dhe komente të ngrohta nga miq, ndjekës e figura publike, që i kanë shprehur lumturi dhe dashuri për këtë fazë të re të jetës së saj.

Ina, e njohur për stilin e saj të natyrshëm dhe karizmën e veçantë, ka ruajtur gjithmonë privatësinë e jetës personale. Megjithatë, lajmi i shtatzënisë vjen vetëm pak javë pasi ajo kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, në një ceremoni intime dhe romantike, larg syrit të mediave.

Kjo është hera e parë që ajo ndan publikisht një moment kaq personal, duke e kthyer videon e saj në një nga më të komentuara të ditës në rrjetet sociale.

Të fundit