Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga “Big Brother VIP”, duke sqaruar situatën e krijuar mes tij, Stelinës dhe Inës.
Ish-banori u përjashtua nga ky edicion i BBV për shkak të shkeljes së rregullave, pasi përdori gjuhë denigruese të përsëritur ndaj Kristit. Pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, Keijsi ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ndau detaje mbi raportet personale dhe lojën brenda shtëpisë.
Sa i përket Stelinës, Keijsi u shpreh qartë se lidhja mes tyre ka marrë fund përfundimisht. Ndërsa për Inën, ai konfirmoi se njohja do të vazhdojë jashtë shtëpisë.
“Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe, sidomos për pritjen që unë i bëra. Puthja me Inën ka ndodhur vetëm një herë, në atë video që është transmetuar, dhe Ina nuk kishte dijeni për ekzistencën e saj,” u shpreh Keijsi.
Ai shtoi se Ina është goditur rëndë në aspektin moral nga situata e krijuar:
“Në aspektin moral e goditën shumë, sikur të ishte një njeri i pavlerë.”
Sipas tij, Ina nuk ka qenë arsyeja e ndarjes me Stelinën:
“Ina nuk ka hyrë mes meje dhe Stelinës. Me Stelinën jam shkëputur për shkak të pasigurisë. Stelina erdhi me tendencë, u nis nga dëshira dhe përfundoi me tendencë.”
Në fund, Keijsi theksoi qartë vendimin e tij:
“Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht. Lidhjen me Inën do ta vazhdoj jashtë.”






