Prej muajsh, në botën e showbiz-it shqiptar është përfolur për një romancë të re mes blogeres dhe sipërmarrëses së njohur Sara Hoxha dhe biznesmenit Erik Fullani.
Edhe pse të dy kanë zgjedhur të ruajnë privatësinë dhe nuk e kanë konfirmuar kurrë lidhjen, një detaj i fundit duket se i ka “tradhtuar” pa dashje.
Në një video të publikuar në Instagram, Sara shihet duke kaluar një moment të ëmbël në shtëpi me vajzën e saj, Poin, teksa hapin qeset me ushqim nga “Frit” – biznesi i saj i ri kulinar në Shqipëri.
Por ndjekësit me syrin e hollë vunë re diçka tjetër: një palë duar mashkulli që ndihmonin Sarën në video… dhe mbi dorë – një orë luksoze.
Nuk kaloi shumë dhe fansat e identifikuan menjëherë: e njëjta orë që mban gjithmonë Erik Fullani, e shfaqur shpesh në postimet e tij.
Për më tepër, edhe vetë Eriku kishte ndarë pak më parë një video ku shijonte ushqimin nga “Frit”, me po atë orë në dorë.
Kaq ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në komente, duke e cilësuar këtë si konfirmimin e padiskutueshëm të lidhjes së tyre.
Pas fotove të verës në jug, ky duket të jetë momenti ku Sara dhe Eriku nuk po fshihen më.







