Site logo

Ntreg

Ironi publike ndaj Stresit? Gjesti s’e lë me kaq, e thumbon në mes të koncertit!

Drama mes dy ish-miqve, Gjestit dhe Stresit, duket se po kalon nga rrjetet sociale në skenën muzikore – dhe jo në mënyrën më paqësore.

Pas videos virale të Stresit dhe Jozit, ku një puthje e zjarrtë ndezi rrjetin, Gjesti u shfaq në një nga koncertet e tij me një batutë që nuk la vend për dyshime. Para një turme entuziaste, ai u shpreh:
“Sa puthje po më dërgoni nga larg, po asnjë s’po më puth me të vërtetë!”
Publiku brohoriti, por ata që janë në dijeni të dramës e kuptuan menjëherë: një thumb i pastër për puthjen mes Stresit dhe Jozit.

Kujtojmë që Gjesti dhe Stresi kishin ndërtuar një raport të fortë gjatë Big Brother VIP Albania, ku ky i fundit madje organizoi edhe protesta publike për të mbrojtur Gjestin. Por gjithçka u përmbys kur videoja intime mes Stresit dhe Jozit u bë virale, e më pas u zbulua se ajo ishte pjesë e një klipi muzikor në përgatitje.

Gjesti reagoi me “fuqinë” e tij të preferuar: unfollow në Instagram.
Në të njëjtën linjë, Stresi s’u vonua për t’ia kthyer – e bashkë me ta, edhe miqtë përreth nisën të pozicionohen në “fushëbetejë”.

Nëse kjo është thjesht një dramë virtuale apo një prishje e vërtetë e miqësisë, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: Gjesti nuk është nga ata që hesht… veçanërisht kur ka mikrofonin në dorë.

Të fundit