Ish-banori hedh akuza të forta: “Fituesja përdorte telefonin në dhomën e rrëfimeve!“

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Liam Mandiaro, ka hedhur hije të forta dyshimi mbi integritetin e formatit më të ndjekur televiziv në Shqipëri. Në një deklaratë që po bën bujë në rrjet, Liami ka ngritur akuza serioze që prekin vetë themelet e besueshmërisë së “lojës së madhe”.

Sipas tij, fituesja e edicionit – pa e përmendur me emër – ka thyer rregullat bazë të izolimit, duke përdorur një telefon në dhomën e rrëfimit për të komunikuar me familjarët gjatë kohës që ishte ende pjesë e shtëpisë.

“Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen,” – u shpreh Liami, duke lënë të kuptohet se kjo ka qenë një avantazh i padrejtë ndaj të gjithë banorëve të tjerë.

Për më tepër, ai rrëfen se ka parë tabela me udhëzime brenda dhomës së rrëfimit, për të cilat stafi i ka thënë se “nuk janë për të”. Pyetjet që lindin janë të shumta: Kujt ishin dedikuar ato tabela? Dhe a janë përdorur për të orientuar lojën?

“Ka pasur favorizime që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final,” – shtoi ai me tone të vendosura.

Edhe pse emri i fitueses nuk u përmend, ndjekësit janë të bindur se aludimi shkon drejtpërdrejt për Egla Ceno, fituesen e BBVA 3, e cila shpesh ishte në qendër të vëmendjes për përplasjet, privilegjet dhe qasjen e veçantë që kishte në format.

Deri më tani, as produksioni i BBVA dhe as vetë Egla nuk kanë reaguar për akuzat publike të Liamit. Por rrjeti është ndezur nga komentet dhe teoritë, ndërsa shumë ndjekës po kërkojnë transparencë dhe një reagim zyrtar.

Të fundit