Ish-banorja e BBVIP bëhet nënë për herë të parë

Xheisara Frisku bëhet nënë për herë të parë: “Faleminderit Zot për dhuratën më të bukur!”

Ish-banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, Xheisara Frisku, është bërë nënë për herë të parë.

Këngëtarja shqiptare ka ndarë lajmin e bukur në rrjetet sociale, duke njoftuar se më 13 qershor 2025 ka sjellë në jetë një vajzë. E emocionuar, ajo rrëfen se kjo përvojë është përtej çdo përshkrimi.

Në një postim të ndjerë, Xheisara shkruan:

“13.06.2025 – Me në fund ajo është këtu!
Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë këtë ndjesi që më ka pushtuar zemrën!
9 muaj pritje, 9 muaj përfytyrime se si do ishe ti, 9 muaj biseda mes nesh, bija ime…
Me në fund ti je këtu!
Të mbaj në krahë, të ndiej aromën dhe me plot gojën them: Faleminderit Zot!
Faleminderit për dhuratën më të bukur që kam marrë ndonjëherë në jetë!

Bija ime, nuk do të uroj jetë të gjatë sa një yll, sepse është shumë e gjatë,
Nuk do të uroj as jetë sa një trëndafil, sepse është shumë pak,
Por uroj që jeta jote të jetë e shndritshme si ylli dhe e bukur si trëndafili.”

Urimet dhe komentet e ndjekësve nuk kanë munguar, duke përgëzuar Xheisaran për ardhjen në jetë të vajzës së saj dhe duke ndarë emocionin me të në këtë moment të veçantë

Të fundit