Site logo

Ntreg

Ish-banorja e BBVIP, Françeska Murati: “Dikush tentoi të hynte në shtëpi, më shkatërruan derën”

Ish-banorja e BBVIP, Françeska Murati: “Dikush tentoi të hynte në shtëpi, më shkatërruan derën”

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Françeska Murati, ka përjetuar një situatë të pakëndshme në banesën e saj të re luksoze në qendër të Tiranës.

Vetë Françeska ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se persona të paidentifikuar kanë tentuar të hyjnë me forcë në shtëpinë e saj, duke dëmtuar derën kryesore.

Dikush ka tentuar të na hynte në shtëpi, kanë shkatërruar derën,” – ka shkruar ajo, krahas fotos së publikuar në Instastory.

Pak javë më parë, Murati kishte ndarë me ndjekësit pamje nga apartamenti i saj i ri, ku jeton së bashku me djalin.

Nuk dihet ende nëse ngjarja është denoncuar në organet e rendit.

Ish-banorja e BBVIP, Françeska Murati: “Dikush tentoi të hynte në shtëpi, më shkatërruan derën”

Të fundit