Santiana Maloku, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova dhe një nga influencueset më të komentuara, po shijon pushimet e saj verore, por nuk harron të mbajë ndjekësit të përditësuar me postimet e saj provokuese.

Nga destinacioni ku po relaksohet, Santiana ka ndarë disa imazhe në bikini, ku vë në pah linjat trupore të formësuara dhe pamjen plot vetëbesim.

Ajo ka zgjedhur që fotove t’u bashkangjisë edhe një mbishkrim domethënës:
“Shqiponja nuk kap mizat.”
Ky mesazh u komentua menjëherë nga fansat si një kunjë e drejtuar ndaj ish-partnerit të saj, Patris Berisha, me të cilin romanca zgjati vetëm disa muaj, por la gjurmë në mediat rozë.
Reagimi i Santianës ka ndezur diskutime të shumta në rrjet, duke shtuar edhe më shumë kuriozitet rreth marrëdhënies së saj me këngëtarin.

