Moderatorja e njohur Luana Vjollca dhe biznesmeni Krenar Çoçaj duket se ende nuk e kanë mbyllur plotësisht kapitullin e marrëdhënies së tyre. Edhe pse asnjëherë nuk folën hapur për ndarjen, të dy po i drejtohen njëri-tjetrit me “kunja” në rrjetet sociale, duke ndezur dyshime dhe diskutime të shumta mes ndjekësve.
Pak ditë më parë, Luana publikoi një foto të një shisheje vodka – e njëjtë me atë që kishte ndarë më herët Krenari – duke e shoqëruar me mbishkrimin “Mine” (i imi). Ky detaj u interpretua menjëherë si një mesazh i koduar për ish-partnerin, i cili tashmë është në një lidhje të re me vajzën e showbizit, Endi Demneri.
Por reagimi i Krenarit nuk vonoi. Vetëm disa orë më pas, ai publikoi një story me një këngë ku në tekst thuhej: “Veprimet e tua po keqkuptohen, e di që tensioni po rritet, shumë njerëz të vdekur për mua, marrin ende frymë”.
Fansat e kanë marrë këtë si një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj postimit të Luanës, duke e parë këtë “lojë me kode” si mënyrën e ish-çiftit për të komunikuar pas ndarjes.






