Modelja polake Justyna Gradek, e kthyer së fundmi në sipërmarrëse, po bën bujë në rrjet pas një fotoje të postuar me Finem, ku ajo shihet me një varëse që mban shkronjën “F” në qafë. Bukuroshja polake, është shumëpërfolur më herët për një lidhje dashurie me stilistin Philipp Plein.
Foto e postuar së fundmi nga këngëtari i njohur shqiptar s’ka kaluar pa u vënë re nga fansat në internet, dhe menjëherë kanë nisur spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Por kush është Justyna Gradek?

Një bombë e vërtetë me mbi 1 milion ndjekës në Instagram, ish-ring girl dhe modele për marka luksi, ajo u përfol shumë vite më parë për lidhjen me stilistin e njohur Philipp Plein, e cila përfundoi pasi ajo bleu një çantë të një marke rivale – një “gabim” që ai nuk ia fali.

Sot, ajo është sipërmarrëse, milionere dhe – ndoshta – pjesë e jetës së Finem.
Asgjë nuk është konfirmuar, por varësja “F” dhe buzëqeshja në krah të reperit shqiptar dhe mbishkrimi i postuar prej tij “Bugatti im” ka ngjallur mjaft interes tek fansat.






