Site logo

Ntreg

“Ja dhe Riri bëri gocën, po ne kur?” – Einxhel i kërkon publikisht një vajzë Dagzit

“Ja dhe Riri bëri gocën, po ne kur?” – Einxhel i kërkon publikisht një vajzë Dagzit

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka bërë një reagim publik që ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Pas lajmit se këngëtarja botërore Rihanna është bërë nënë për herë të tretë, duke sjellë në jetë një vajzë më 13 shtator, Einxhel vendosi të ndajë një postim me një mesazh pikant për partnerin e saj, Dagz.

“Ja dhe Riri e bëri gocën, po ne kur?”, shkroi ajo, duke bërë kërkesën e pazakontë në mënyrë publike.

Çifti i njohur Einxhel dhe Dagz janë tashmë prindër të dy djemve, por mesa duket moderatorja po dëshiron të kompletojë familjen edhe me një vajzë.

Ky reagim ka shkaktuar komente të shumta në rrjete sociale, ku fansat i kanë përgëzuar, por edhe kanë shfaqur kureshtje nëse së shpejti do të vijnë me një lajm të ri të bukur.

“Ja dhe Riri bëri gocën, po ne kur?” – Einxhel i kërkon publikisht një vajzë Dagzit

Të fundit